Një makinë është djegur gjatë natës në Vaun e Dejës, dhe më pas u zbulua se automjeti ishte në pronësi të kryetarit të grupseksionit të PD-së atje Ariston Drini.

Vetë Drini ka thënë se fillimisht ka dëgjuar një shpërthim, dhe më pas ka parë makinën e tij të përfshirë nga flakët.

Në momentin e ngjarjes makina ka qenë e parkuar poshtë banesës së zyrtarit të PD-së.

Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje, ndërsa kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit.

Ky i fundit ka mohuar të ketë konflikte me dikë.