Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me personat e përfshirë në incidentin në zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë, ku dyshohet se në ngjarje janë përfshirë tre persona.

Burime bëjnë me dije se si autorët e përfshirë në ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të hëne ku u plagos 27 vjeçari Bledar Okshtuni janë janë Ndriçim Jonuzi, Markel Shtylla drejtori i Policisë Bashkiake dhe Dorian Troplini.

Abcnews.al ka siguruar foton e një prej të autorëve, Ndriçim Jonuzit i cili ishte dënuar me 8 vite burg. Gjithashtu ky shtetas është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës në një vend të BE-së.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje në Kavajë ka mbërritur edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.