Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka folur për vizitën e Presidentit Vuçiç në Tiranë dhe protestën e zhvilluar në kryeqytetin shqiptar kundër tij.

Në një intervistë për mediat serbe, Brnabiç shprehet se ka folur me presidentin pasi ai ka ardhur në Shqipëri për t’u siguruar nëse është mirë.

Sipas saj, ai ka mbështetje nga e gjithë Serbia.

“Kam folur me presidentin rreth orës 19:15 dhe gjithçka është në rregull. E pyeta nëse gjithçka ishte në rregull, ai tha se gjithçka ishte mirë dhe nuk u mërzit. Ai ka mbështetje edhe nga Beogradi. Kudo në rajon mund të shohim një situatë të tillë si në Tiranë. Disa njerëz nuk mund të imagjinojnë një të ardhme të ndryshme. Aleksandar Vuçiç është një vizionar dhe ka parë për një të ardhme tjetër, duhet të bëjmë diçka ndryshe dhe të kemi liri të lëvizjes” – tha Brnabiç.

Kryeministrja e Serbisë thotë se ka njerëz që kanë frikë se një nismë e tillë rajonale, dhe se do t’i tregojë dobësitë e tyre.

“Politika e tyre e vetme është politika e konfliktit, jo politika e bashkëpunimit. Shumë politikanë, për fat të keq, janë politikanë të së shkuarës që duan ta ndërtojnë politikën e tyre me konflikt. Serbia i ndryshoi gjërat atje. Një Serbi mund të fitojë si në teknologji ashtu edhe në arsim… dhe më pas ata shohin se Serbia mund të jetë ndër të parat që do të marrë vaksina. Besoj se do të fitojnë qytetarët e rajonit dhe se do të ketë gjithnjë e më shumë shtetarë me vizionin që ka Vuçiç – tha Brnabiç.