Open Ballkan heq kufijtë mes tre shteteve, Rama: Nis një epokë e re pa stres në dogana.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në 2022-shin do të nisë një epokë e re për tre vendet e rajonit që janë pjesë e nismës së “Open Ballkan”, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se nga heqja e kufijve mes tre vendeve nuk do të ketë më stres dhe dhimbje koke në pikat doganore. Ndërkaq shtoi se miratimi i lejeve të punës do të hapë tregun rajonal akoma më shumë.

‘Synimi mbetet i njëjtë, zbatimi i katër lirive të lëvizjes. Dua ta mbyll duke thënë se sot nënshkrimi i marrëveshjeve të përgatitura me mjaft zell dhe gatishmëri shërben për të çuar një mesazh konkret te prodhuesit dhe importuesit, të cilët janë tashmë duke punuar në këtë hapësirë të përbashkët. Me këto marrëveshje, 2022-shi do të jetë një epokë e re.

Për të kaluar në kufi të ndryshëm se bazuar në këto marrëveshje dhe ato që do të bëjmë në fillim të vitit të ri, ata nuk do të përjetojnë më ato dhimbje koke të kaq kohë dhe stresin e kaq kohe pritje në kufi’ tha Rama.