Presidenti i Republikës Ilir Meta, njofton konferencë të jashtëzakonshme në orën 12:45

Njoftimin e ka bërë publike nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Siç bëhet me dije, pritet që në konferencë të prezantohen pyetje për SPAK si edhe kryeministrin Edi Rama.

Statusi:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta i fton të gjithë qytetarët e survejuar dhe trupin diplomatik në Tiranë, në veçanti Misionin Vëzhgues të OSBE-ODIHR, ta ndjekin LIVE në ora 12:45 në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku do të prezantojë pyetje shumë të qarta për SPAK, për Kryeministrin në largim dhe për aparatin e FUKS-SHTETIT.