Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e kaluar në Velipojë.

Rreth orës 02:00 dy mjete në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të parkuara anës rrugës dhe pranë banesës së tij janë qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz”.

Fatmirësisht në momentin kur ndodhi sulmi në mjete nuk kishte asnjë person.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Velipojë/Shkodër

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.