Nëpërmjet një vendimi të Gjykatës së Posaçme, SPAK  detyron Lapsi.al të dorëzojë materialin bruto të databazës që përmban të dhënat personale të qytetarëve, të mbledhura nga patronazhistët e Partisë Socialiste.

Në mbrojtje të burimit, drejtues të Lapsi nuk pranuan të jepnin të dhënat, ndërkohë SPAK e ka parë të nevojshme posedimin e saj, për hetimet që po kryhen.

Në lidhje me patronazhistët, të cilët kanë grumbulluar të dhënat e së paku 910 mijë votuesve në Tiranë në një databazë të vetëm, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit nuk e cilësoi si një diçka negative, madje ai u shpreh se të qenit patronazhist, është klasa e parë e politikës.