Nga numërimi deri tani i kutive të votimit në të gjithë Shqipërinë, gjithmonë bazuar te të dhënat e KQZ-së, PS është në avantazh. Nga selia e PD-së ditën e sotme ende nuk ka asnjë reagim për procesin e numërimit dhe rezultatin.

Ndërkohë që ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani ka bërë një postim në Facebook, që edhe pse nuk është i specifikuar, natyrisht që i referohet procesit zgjedhor të 25 Prillit. “Nuk kish si ndodhte ndryshe dhe nuk ndodhi nga budallalleku, por nga ligësia” shkruan ai në Facebook.