Europianët, si shumë të tjerë në bot, shpresuan për një 2021 më të mirë dhe më të lumtur, pas gjithë muajve që u përballëm me sëmundjen Covid-19, vdekjet e shumta dhe rënien ekonomike. Por deri tani, ende vijojmë të jemi në një përballje të vështirë me koronavirusin dhe variantet e reja.

Edhe pse është premtuar sigurimi i deri më 2.6 milion doza vaksinash, vendet e Europës kanë mbetur prapa Izraelit, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve në procesin e vaksinimit.

Një numër i madh i vendeve të BE si Gjermania, Belgjika, Bullgaria etj, kanë ngecur në shkallë vendi, për shkak të kritikave të ashpra për vaksinat që po sigurojnë. Ndërkohë, virusi vijon përhapjen e tij vdekjeprurëse.

Italia dhe Gjermania kanë njoftuar për valën e tretë të Covid-19. Për këtë arsye, Italia të hënën nis me shtrëngim masash dhe një bllokim kombëtar për Pashkë.

Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, që u krenuan për stabilizimin e gjendjes shëndetësore gjatë valës së parë të Covid, tani po vuajnë tmerrësisht shumë.

Polonia dhe Hungaria kanë parë një rritje serioze të infeksioneve, ndërsa Republika Çeke dhe Sllovakia kanë raportuar nivelet më të larta të vdekjeve për popullsi në botë.

Kjo sigurisht nuk ishte ajo që Komisioni Europian kishte në mendje në qershor, kur shpallin strategjinë europiane për të përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe injektimin e vaksinave efektive dhe të sigurta kundër virusit, informon abcnews.al.

Në atë kohë, Mbretëria e Bashkuar i tall nga shumë vende për mos pranimin e ftesës nga Brukseli, për t’ju bashkuar skemës së prokurimit të vaksinave të BE. Por shpejt përpara shkurtit, në gazetën Bild u shkrua me shkronja të zeza: E dashur Britani, ju kemi zili! Kjo për shkak se Britania është para BE në procesin e vaksinimit.

Por, çfarë shkoi keq?

Debati në Gjermani është politizuar shumë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Social Demokrate, rival i CDU të kancelares Merkel, njoftoi se Gjermania nuk duhej t’i kishte dorëzuar kurrë pushtetin Komisionit Europian për të blerë vaksinat në emër të saj.

Disa javë më parë u fol për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duhej të jepte dorëheqjen për faktin se kontratat e nënshkruara me prodhuesit e vaksinave erdhën vonë dhe nuk ishin aq të forta për të garantuar shpërndarjen, informon abcnews.al.

Politikanët europianë dhe votuesit po ashtu, donin të dinin pse Mbretëria e Bashkuar ishte në gjendje të merrte të gjitha vaksinat e saj, ndërsa BE jo.

Ursula von der Leyen (me vonesë) pranoi se u bënë gabime dhe qeveritë e BE privatisht pranojnë se ndajnë një pjesë të fajit pasi u këshilluan nga Brukseli para se të negocionte kontratat e vaksinës në emër të tyre.

Një diplomat i BE-së, që përfaqëson një shtet anëtar me ndikim, më tha se zhgënjimi i ndjerë nga njerëzit në të gjithë BE-në ishte i kuptueshëm.

Komisioni Europian është kritikuar rëndë për burokracinë në qasjen e tij ndaj kontratave të vaksinave dhe për përqendrimin e tepruar te AstraZeneca , e cila ka përfunduar e pazgjedhur për shpërndarjen në BE.

Por personat e brendshëm të BE thonë se një numër vendesh fillimisht favorizuan Astra Zeneca si një mundësi më të lirë, ndërsa vaksina Pfizer u pa si e kushtueshme, informon abcnews.al.

Nga ana tjetër, vendet e vogla dhe më pak të pasura që janë pjesë e BE janë shumë të lumtura që falë Brukselit mund të kenë akses në vaksina në të njëjtën kohë me Gjermaninë dhe Francë. Po të ishin lënë vetë, aksesi do të kishte qenë thuajse i pamundur. Sidoqoftë, nga jashtë, gjithnjë e më shumë gishti i fajit i drejtohet BE-së.

BE ka aprovuar përdorimin e katër vaksinave deri më tani: Moderna, Oxford-AstraZeneca, Johnson and Johnson dhe BioNtech-Pfizer.

Çdo ditë, secila nga vaksinat pa paraqitur probleme në shpërndarje. Mbi të gjitha AstraZeneca. BE priste rreth 100 milion doza të vaksinës AZ deri në fund të këtij muaji, por po lufton të japë edhe 40 milion.

Komisioni Europian ka premtuar një rritje dramatike në shpërndarjet e vaksinave që nga prilli. Sipas tij, 300 milion vaksina që do të shpërndahen deri në korrik.

Europianët po kryqëzojnë gishtat e tyre me shpresën se kësaj here Komisioni do ta mbajë premtimin.