Sot, Vjena do të kthehet në një vend takim politik.

Kancelari austriak Sebastian Kurz, ka ftuar në një takim të nivelit të lartë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe homologët e tij.  Nga pala nga pala shqiptare, e pranishme do të jetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Gjithashtu mësohet se pjesë e kësaj tryeze politike do të jenë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapic, kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Npërmje një postimi në rrjetin social “Twitter” Kurz është shprehur se Bashkimi Europian është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor.

“BE-ja s’është e kompletuar për sa kohë Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e tij. Ju mund të konsideroni mbështetjen tonë për reformat e kërkuara për rrugën drejt BE-së, po ashtu edhe për luftën kundër pandemisë. Këtë do ta theksojmë edhe në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurz.