Kaloi mes përmes policisë me makinë, 5 të arrestuar nga aksioni në Tiranë, sekuestrohet 1.5 kg kokainë.

Ka zgjatur disa orë ndjekja e policisë për makinën e zezë e cila u shpëtoi nga duart në zonën e “Varrit të Bamit” në Tiranë. Burime bëjnë me dije se në pranga janë vënë 5 persona ndërkohë që në automjetin e tyre është sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.

Njëri prej personave të vënë në pranga, është edhe drejtuesi i automjetit që i bëri rezistencë policisë, i identifikuar si Altin Gega.

vijon…