Certifikata e vaksinave kundër Covid-19 pritet të hyjnë në fuqi më 1 korrik. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Parlamentit Europian, Juan Lopez Aguilar, në një konferencë për shtyp në Bruksel.

“Do të quhet Certifikata Digital Covid e BE-së, një certifikatë e unifikuar”, tha Lopez Aguilar. “Është një alternativë më e mirë, e cila do të krijojë një mbrojtje të re ligjore, e cila shpresojmë të nxisë besimin jo vetëm midis shteteve anëtare, por edhe tek qytetarët, ndërsa vazhdon procesi i vaksinimit. ”

Lopez Aguilar tha se marrëveshja garantonte të drejtat e qytetarëve europianë dhe do të ndihmonte në miratimin e një politike të përbashkët udhëtimi brenda Bashkimit Europian, në kundërshtim me sistemin aktual ku secili shtet vepron në mënyrë të njëanshme.

2Certifikata e vaksinës kundër Covid-19 pritet të ndihmojë në rihapjen e kufijve brenda zonës së përbashkët evropiane dhe shtetet anëtare do të lejohen të rivendosin kufizimet e udhëtimit vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. Këto masa duhet të shpallen 2 ditë para se të zbatohen”, tha Lopez Aguilar.

Lopez Aguilar gjithashtu tha se të tre organet europiane kishin rënë dakord të mobilizojnë edhe 35 milionë euro shtesë për të ulur koston e testeve të antigjenit, për t’i bërë ato më të përballueshme, ndërsa nevoja për të udhëtuar, mbetet e lartë.

Një shtesë prej 100 milionë euro do t’u vihet në dispozicion vendeve anëtare për të kompensuar kostot e testeve PCR.