“Thirrja zemërthyese për ndihmë nga vëllezërit tanë ukrainas na shtyn të qajmë me ta dhe të punojmë për ta; të ndajmë ankthin e një populli të plagosur në identitetin e tyre, në historinë dhe traditën e tyre”. Kështu tha Papa Francesco në mesazhin për Ditët Sociale Katolike Evropiane.

“Gjaku dhe lotët e fëmijëve, vuajtjet e grave dhe burrave që po mbrojnë tokën e tyre ose po ikin nga bombat e tronditin ndërgjegjen tonë”, – shtoi Ati i Shenjtë. Dhe vijoi përsëri: “Edhe një herë njerëzimi kërcënohet nga një abuzim pervers i pushtetit dhe i interesave partiake, që dënon njerëzit e pambrojtur të vuajnë të gjitha format e dhunës brutale”.

Papa Francesco ka lëshuar një apel që muret të bëhen dyer për refugjatët dhe që një komunitet i ri botëror të rithemelohet, duke filluar nga Evropa: “Lufta në Ukrainë mund të provokojë në këtë kuptim një reagim të shenjës së kundërt, një angazhim për të rivendosur një arkitekturë paqeje në nivel global.

Arkitekturë, ku shtëpia evropiane, e krijuar për të garantuar paqen pas luftërave botërore, luan një rol parësor. Sot më shumë se kurrë është urgjente të rishikohet stili dhe efektiviteti i politikës.

Përballë ndryshimeve të shumta që po shohim në nivel ndërkombëtar, është detyra jonë të bëjmë të mundur zhvillimin e një komuniteti botëror të aftë, duke realizuar vëllazërinë. Popujt dhe kombet duhet të jetojnë në miqësi sociale”.