Një incident është shënuar në orën e fundit të procesit të votimit në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se  një person ka goditur me gur një qendër votimit në zonën e Rrapishtës.

Ndër të tjera mësohet se incidenti ka ndodhur në shkollën “Xhaferr Murizi”, në lagjen 5 Maji, ku dyshohet se autori ishte në gjendje të dehur.