Një 62 vjeçar është vënë në pranga dhe dy vëllëzër të tjerë janë shpallur në kërkim në lidhje me incidentin e ndodhur në një qendër votimi në Lekbibaj.

Sipas policisë shtetasi Gj. Gj., përfaqësues i një subjekti politik, së bashku me vëllezërit e tij shtetasit Sh. Gj. dhe M. Gj., kanë kërcënuar me armë zjarri të llojit pistoletë, si dhe goditur me sende të forta shtetasin A. N., përfaqësues i një subjekti tjetër politik.