Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka shkuar sot në terren për të parë nga afër procesin e votimit elektronik në shkollën “Dora D’istria”.

Ai deklaroi gjatë fjalës për mediat se BE do të vëzhgojë procesin e votimit në të gjithë vendin.

Ndërsa, së fundmi, Soreca ka postuar në Tëitter disa foto nga qendra e votimit, ku shkruan se vëzhgimi do të vijojë në këto qendra deri në mbyllje të procesit të votimit, që është ora 19:00.