Në draftin e ndryshimeve të Kodit Penal të Shqipërisë, thyerja e besnikërisë gjatë martesës do të konsiderohet vepër penale dhe do të ndëshkohet me burgim deri në tre vjet. Kjo përcakton një drejtim ligjor të qartë ndaj sjelljeve të tillë që ndryshojnë karakterin moral të martesës.

Përveç kësaj, drafti i ri i Kodit Penal dënon mbajtjen e dy martesave ose bashkëjetesën me dy partnerë në të njëjtën kohë, me gjobë ose burgim deri në tre vjet. Nëse ky veprim vazhdon pas një dënimi të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Këto ndryshime janë një përpjekje për të adresuar situata të tilla si ajo e mjekut Dervish Hasi, i cili kishte tre martesa dhe tentoi të krijojë një të katërt me një të mitur 16-vjeçare.