Një çift ka vendosur datën e martesës në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme në vend. Por megjithëse është një ditë e shënuar për dashurinë e tyre, nuk e kanë neglizhuar votimin. E veshur me fustanin e bardhë vajza ka hedhur votën në një qendër votimi në Kavajë. Ky është një mesazh për të gjithë shqiptarët, për të gjetur kohën dhe për të hedhur votën e tyre pavarësisht angazhimeve.