Ngjarja ka ndodhur në Vlorë. Një burrë rreth të 50-tave dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati mëngjesin e sotëm, e për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Policia po punon për identifikimin e viktimës, dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.07.2021, rreth orës 06:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati, një shtetas ende i pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.