Kryeqytetasit kanë dalë masivisht në zgjedhjet e kësaj të diele, ku pritet që të zgjidhet qeveria e re për katër vitet e ardhshme.

Sipas të dhënave nga KQZ në rang qarku në Tiranë kanë marrë pjesë 42.37 %, ndërsa vetëm për bashkinë Tiranë pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 43.70 %.

Nga Njësia 4 ka bërë me dije se burime nga kryetarët e qendrave të votimit në këtë njësi i kanë konfirmuar se mëngjesi ka pasur një fluks të votuesve duke bërë që rreth 50% e banorëve të kenë shprehur vullnetin e tyre.

Ndërkohë në rang kombëtar deri në orën 15 nga 5199 qendra votimi kanë raportuar rezultatet 2129 qendra dhe numri i pjesmarrësve është 38.32 %.