Nga Kreshnik Spahiu

Lulzim Basha nuk do të jap dorëheqje sepse të gjithë e duan:

– E do Edi Rama se e ka projektin e tij për të siguruar mandatin e 4-t.

– E do Sali Berisha sespe Basha është i vetmi njeri pa kollonë dhe e drejton nga të dojë ai.


– E duan fëmijët e Berishës pas babai i tyre mund të mos jetë në këtë botë, sepse shkoi 80 vjeç.

– E do grupi parlamentar se e kanë emrin të sigurtë në listë për deputet, pasi çojnë zarfin me euro.

– E duan aleatët sepse partiçkat e tyre s’kanë kokër vote dhe kanë 20 vjet në lista me logo të PD.

– E do Monika dhe Meta sepse me protagonizmin e tyre e lënë në hije ditëziun.

– E do çdo ambasador se gjithmon thotë po keni të drejtë, por “Fajin e ka Saliu”.

– E do Aurela, bashkëshortja, sepse çelësat e zyrës së finacave dhe kuadrit i mban kunati dhe vjehrri.

– E do çdo oligark se me një vilë, mund ta blesh dhe shet çdo kauzë apo ndërpret çdo protestë.

– E do elektorati se i duket çun “familjar” dhe që gatuan patllëxhana në shtëpi, ndonse në politikë e futi e dashura dhe jo gruaja.

– E do çdo militant nga fshati, se i duket i shkolluar në Hollandë.

– E do çdo socialist sepse i motivon më shumë që të bashkohen me Edi Ramën dhe mos ju shkojë ndërmend ndryshimi votës.

– I duhet analistëve se ju jep ndonjë honorar për portalet e tyre.

Ka vite që nuk shoh një politikan që e duan të gjitha palët.

Ai është i përbërë në thelb nga plastelina, me të cilën luanim në fëmijëri dhe ndryshinim format.

Jo, Lulzim Basha nuk duhet jap dorëheqjen sepse ai i duhet të gjithëve. Me Lulzimin fiton Shqipëria.

Fundja dorëheqja është për burra fisnikë dhe jo për një zvarranik.