Ka nisur numërimi i votave të kandidatëve në qarkun e  Tiranës, ndërkohë mandatet janë ndarë mes PS, PD, LSI dhe PSD.Partia Socialiste ka marrë 18 mandate, PD 15,  LSI vetëm dy dhe PSD një.

Nga kutitë e numëruara deri tani  kandidati më i votuar demokrat është Belind Këlliçi, i cili ka marrë 883 vota.  Pas tij vjen kryedemokrati Lulzim Basha, që ka siguruar 279 vota.

I treti për nga numri i votave të marra deri tani renditet Agron Shehaj me 193. Sakaq, ish-kryeministri Sali Berisha ka siguruar 98 vota. Theksojmë se janë numëruar vetëm 26 kuti 1243 në total.