Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish këtë të mërkurë në lidhje me paralajmërimin për tu dorëhequr nëse Partia Socialiste do të fitonte 71 mandate.

Zëdhënësi i presidencës Te Blushi, deklaron se nuk do të ketë dorëheqje të presidentit.

Ndër të tjera ai thekson se dorëheqja e presidentit do të vinte nëse Edi Rama do të fitonte zgjedhjet në mënyrë demokratike, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur këtë e di gjithë Shqipëria.

“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN!

Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje.

E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE! “, shkruan Blushi.