Nga Kreshnik Spahiu

E keni kexuar Romanin e Ismail Kadaresë: “Krushqit janë të ngrirë”?
As zjarri i dashurisë nuk e shkrinte dot akullin e marrëdhënieve njerëzore shqiptaro-serbe, të cilat ishin ngrirë prej 1000 vitesh si akullnajë.
Ndoshta ka ardhur koha që zoti Kadare të shkruajë vëllimin 2 “Krushqit Shqipëri-Kosovë kanë ngrirë”
“Vjehrra” e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk uroi krushkun për dasmën e madhe.
Vjosa Osmani, ende s’e ka kuptuar, që është kryetare e shtetit dhe jo e familjes Osmani.
Kosova është zemra e Shqipërisë dhe Vjosa apo Albini nuk mundet me e përfaqësu si në bajrakun e vet.

Albin Kurti zyrtarisht dhe politikisht u përfshi në zgjedhjet e Shqipërisë si më poshtë:
– Vetëvendosja u regjistrua si parti politike në Shqipëri.
– Vetëvendosja regjistroi liderët e saj në Tiranë si kandidatë në zgjedhje.
– Vetëvendosja hyri në zgjedhjet e Shqipërisë, kur Albini u bë kryeministër i Kosovës dhe jo kur ishte në opozitë.
– Vetëvendosja nē Shqipëri u përfshi në disa protesta anti-qeveritare.
– Albin Kurti u përfshi zyrtarisht në fushatë elektorale për zgjedhjet në Shqipëri, duke qenë i pranishëm edhe fizikisht në Lezhë, Tiranë dhe Gjirokastër.
– Albin Kurti uroi i fundit qeverinë e re të Shqipërisë, madje pas Greqisë, Italisë,
Turqisë, Maqedonisë, BE, SHBA

Faktikisht dhe zyrtarisht, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, janë treguar më tē ftohtë se fqinjët tanë.
Ata të dy i kanë ngrirë marrëdhēniet me Shqipërinë.
Ata ndoshta kanë 1001 arsye që tregohen të ftohtë dhe po bëjnë sikur i kuptojmë.

Tani lind pyetja: A i shërben lufta për rrëzimin e pushtetit në Shqipëri, një lëvizjeje patriotike si Vetëvendosja?
Në këto kushte unë po rendis ato çfarë ka bërë Vetëvendosja në Shqipëri. A do ishin normale dhe të pranueshme për oponinionin, nëse Edi Rama dhe PS veprojnë në Kosovë njësoj si Albini Kurti në Shqipëri?

1- Nëse Partia Socialiste regjistrohet si parti politike në Kosovë?
2- Nëse Partia Socialiste organizon protesta për rrëzimin e Albin Kurtit në Kosovë?
3- Nëse Edi Rama përdor fondet e Shqipërisë me rrëzu qeverinë e Kosovës?
4- Nëse Edi Rama shkon në fushatë elektorale me listën e tij, në Prishtinë për të larguar Albin Kurtin?
5- Nëse Edi Rama e uron fitoren e Albinit apo Vjosës, me kushte dhe thotë: Verifikoni votat se mund mos jenë të rregullta dhe mund të keni ble disa deputetë nga LDK-ja?

Unë nuk po jap konkluzione dhe përgjigje pro apo kundër, sepse për mua Albini dhe Edvini janë njësoj:
– Albini është kryeministri i atdheut tim, ku më ka lindur babai.
– Edvini është kryeministri mëmëdheut tim, ku kam varrosur nënën time.

Unë nuk mund t’i ndaj dot ata, por nëse ka vepruar drejt Albini, duhet edhe Edvini të garojë për pushtet në Kosovë, dhe anasjelltas. Nëse s’duhet të garojë Edvini në Kosovë, atëherë duhet edhe Albini me u tërheq.
Shqiponja shqiptare është dy krenare, njëra kokë s’mundet me e kafshu tjetrën./Marrë nga Facebook-u i autorit.