Në portin e Durrësit kanë mbërritur qindra mjete të tjera luftarake nga SHBA, në kuadër të stërvitjes së madhe ushtarake “Defender Europe 21”.

Pamjet janë publikuar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili shprehet se vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane.

“Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. Gjithçka gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuadër te NATO,  Defender Europe 21,” shkruan ministri.