Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sërish sot, për vendimet e radhës.

Në konferencën për shtyp doli ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ministrja bëri një bilanc të ecurisë epidemiologjike në vend.

Ajo fillimisht foli për rënien e dukshme të rasteve të reja si dhe të fataliteteve.

Kjo ka bërë që edhe në spitale, të ketë më pak të shtruar gjatë ditëve të fundit, si dhe situata të jetë e stabilizuar.

“Situata është e kontrolluar”, tha Manastirliu, duke rivlerësimin e masave të Komitetit të Ekspertëve, edhe për dy vendet fqinje. “Heqim masën karantinore me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Lejohet hapja e auditoreve në universitete për provimet dhe konsultime”, tha Manastirliu.

Kufizimet e orarit mbeten 22:00 deri në 6:00.