Partia Demokratike ka mohuar zërat për një takim mes kryetarit Luzlim Basha dhe kryeministrit Edi Rama në Rinas.

Në media u raportua se Basha dhe Rama mund të kenë pasur një takim mes tyre, pasi kryeministri përfundoi takimin me komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi, ndërkohë PD e ka hedhur poshtë.

Përmes një deklarate, selia blu ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë takim mes kryedemokratit dhe kryeministrit, duke e cilësuar si gënjeshtër për të mbuluar vjedhjen  e votave.

“Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre,” thuhet ne reagimin e PD për mediat.