Si do të ndiheshit po të bëni not në qiell të hapur? Magjike apo jo. Kjo ëndërr mund të bëhet realitet në Dubai pasi atje është hapur pishina më e lartë në botë, gati 1000 metra mbi nivelin e detit, me gjatësi 94.85 metra dhe me gjerësi 16.5 mentra.

Pishina është gati dy herë më e gjatë se një pishinë Olimpike

Pishina është e hapur vetëm për mysafirët e resortit Address Beach mbi 21 vjeç dhe pamja që ofron është fantastike. Nga aty mund të shihni Burj Al Arab, Palm Jumeirah dhe Ishujt Botërore, si dhe Ain Dubai Ferris.

Kjo veçori spektakolare nuk është rekordi i vetëm Guinness që mban hoteli. Resorti është pjesë e një kulle binjake 77-katëshe; të dy ndërtesat bashkohen nga katet e para në të 13-të pastaj ndahen dhe bashkohen përsëri  nga katet e 63-të deri në 77-të.

Resorti Adress Beach u hap në dhjetor të vitit 2020 me 217 dhoma dhe suita, dhe gjithashtu ka 443 banesa të mobiluara dhe 478 banesa të pamobiluara.