Kokat lart! Koha për t’u rikthyer në shtëpi raketa kineze Long March 5B, ose të paktën mbeturinat e saj. Këtë fundjavë pritet të rrëzohet në Tokë raketa kineze e cila doli jashtë kontrolli gjatë misionit për ta çuar në Mars dhe shpërtheu më 29 prill nga ishulli Hainan. Kina thotë se raketa hapësinore po bie lirisht në Tokë dhe do të hyjë sërish në sipërfaqen e saj këtë fundjavë, por nuk ka gjasa të shkaktojë ndonjë dëm. Ende nuk dihet se ku mund të bien mbeturinat dhe vendet që rrezikohen (mes tyre edhe Shqipëria) janë alarmuar dhe u është kërkuar të marrin masa parandaluese. Ekspertët kinezë, sipas mediave zyrtare, po thonë se mbetjet e raketës do të bien në ujërat ndërkombëtare.

Në fundjavë rrëzohet në Tokë raketa kineze, edhe

Sa është madhësia e mbeturinave?

Sipas raporteve nga The Guardian, një pjesë e madhe e mbeturinave që do të bien në Tokë të shtunën ose të dielën, është afërsisht 30 metra e gjatë dhe peshon mbi 20,000 kg, duke e bërë atë një nga mbetjet më të gjata që ka rënë ndonjëherë në Tokë.

Në fundjavë rrëzohet në Tokë raketa kineze, edhe

Kur do ta godasë Tokën pjesa gjigante?

Sigurisht që është për t’u shqetësuar fakti që një pjesë gjigante e raketës po bie në Tokë, duke ditur se mund të dëmtohen edhe njerëz. Vendndodhja e saktë se ku do të bjerë kjo raketë kineze nuk mund të parashikohet, megjithatë, siç raportojnë mediat, mbetjet pritet të rikthehen dhe të rrëzohen rreth orës 15:30 (me orën e Evropës) më 8 maj dhe 21:30 më 9 maj.

Në fundjavë rrëzohet në Tokë raketa kineze, edhe

Ku do të bien mbetjet e raketës?

Vështirë se mund të përcaktohet vendndodhja e saktë nga shkencëtarët që tani. Megjithëse, sipas raportimeve të para, duke ditur që prirja orbitale e raketës është 41.5 gradë, copëzat e saj mund të bien mes gjerësive gjeografike 41.5 gradë në veri, e cila kalon nëpër Amerikën e Veriut, Evropën Jugore dhe Kinën dhe 41.5 gradë në jug, pra në Amerikën e Jugut, Afrikë, Australi dhe Zelandën e Re.

Në fundjavë rrëzohet në Tokë raketa kineze, edhe

Siç raporton The Global Times, eksperti i hapësirës ajrore, Song Zhongping tha se rrjeti i monitorimit të hapësirës në Kinë po mbikëqyr lëvizjen e mbeturinave dhe do të sigurojë që të merren masa adekuate për të shmangur dëmtimin e anijeve që kalojnë. Ai shtoi se lënda djegëse e përdorur për këtë raketë nuk do ta dëmtojë oqeanin.