Shqiptarët pushuan jashtë këtë sezon turistik veror. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vetëm në korrik nga vendi dolën mbi 550 mijë qytetarë, duke shënuar kështu një rekord të ri.

Po çfarë i ka shtyrë shqiptarët këtë verë që të largohen nga vendi dhe cilat kanë qenë destinacionet kryesore?

Sipas INSTAT, në harkun e muajve janar-korrik, numri i shqiptarëve që u larguan nga vendi, kryesisht për pushime arriti në mbi 3 milionë.

Nga të dhënat paraprake, përveç numrit të konsiderueshëm, shtet e tjera kanë përfituar edhe shuma të konsiderueshme nga shqiptarët.

Një tjetër element që duket se ka ndikuar ishte perceptimi i çmimeve të larta të pushimeve në vend por edhe ofertave agresive të ofruara nga vende të tilla si Turqia, Greqia, Mali i Zi për pushime “të gjitha të përfshira”, thonë ekspertët.