jë aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Tiranë.

Burime për abcnews.sl bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën Selman Stermasi, ku një makinë ka përplasur një biçiklet ku si pasojë është plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.

Ndërkohë nga pamjet shihet momenti që drejtuesi i biçikletës ndodhet në rrugë dhe kalimtarët e rastit po i japin ndihmën e parë.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.