Greqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një 50-vjeçar i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor ka vrarë me armë zjarri të ëmën 74-vjeçare dhe më pas është vetëflijuar me të njëjtën armë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në Ptolemaidë në veri të Greqisë. Bëhet me dije se në të kaluarën autori ishte kuruar për probleme të shëndetit mendor.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ndërkohë sipas informacioneve të para kanë qenë të afërmit që i kanë gjetur ata të pajetë të banesë të cilët kanë shkuar për t’i kontrolluar pasi nuk kishin marrë asnjë lajm prej tyre.