Elon Musk ka zbuluar për herë  të parë se vuan nga sindroma Asperger. Sipërmarrësi i teknologjisë dhe një nga personat më të pasur në boteë tha se e ka këtë sëmundje dhe është personi i parë që shfaqet me të tek Saturday Night Live.

Njerëzit me Asperger interpretojnë mjedisin rreth tyre ndryshe nga të tjerët.

Asperger është një çrregullim neuro-zhvillimor i karakterizuar nga vështirësi të konsiderueshme në ndërveprimin shoqëror dhe komunikimin joverbal, së bashku me modelet e kufizuara dhe të përsëritura të sjelljes dhe interesave.

Elon Musk, themeluesin e Tesla Motors dhe Space X ka një pasuri prej 166 miliardë dollarësh që e rendit të tretin më të pasur në gjithë botën.