Një nga vendet më të prekura të nga pandemia e kolerës të viteve 1830 ishte Franca. Rreth 3% e parizianëve humbën jetën në një muaj dhe spitalet ishin të mbingarkuar nga pacientët, sëmundjet e të cilëve mjekët nuk mund t’i shpjegonin dot.

Por fundi i asaj pandemie nxiti një ringjallje ekonomike, dhe Franca ndoqi shembullin e Britanisë me revolucionin industrial. Por kushdo që ka lexuar romanin “Të Mjerët”, e di se shumë mirë ajo pandemi kontribuoi në zhvillimin e tjetër revolucioni.

Të varfrit e qytetit, të prekur më rëndë nga sëmundja, zaptuan shtëpitë e të pasurve, të cilët kishin ikur nga shtëpitë e tyre për të shmangur infektimin nga sëmundja. Franca përjetoi edhe më pas vite të tëra të de-stabilitetit politik.

Sot, edhe kur Covid-19 ka prekur  vendet e varfra, bota e zhvilluar është në pragun e një bumi post-pandemik. Shumë ekspertë mendojnë se ekonomia e Amerikës do të rritet me më shumë se 6% këtë vit, të paktën  4% më shpejt se tendenca e saj para-pandemisë.

Vendet e tjera gjithashtu po shohin rritje ekonomike.Analiza e “The Economist” mbi të dhënat e PBB-së për ekonomitë e G7 që nga në vitet 1820, sugjeron se një rritje e tillë e shpejtë është diçka e rrallë, dhe nuk ka ndodhur që nga bumi ekonomik i pasluftës i viteve 1950. Situata bart kaq shumë të panjohura, sa që ekonomistët po i rikthehen historisë, për të kuptuar më mirë atë që mund të presim në të ardhmen.

Së pari, njerëzit janë të etur për të dalë nga kjo krizë dhe të shpenzojnë por pasiguria do të mbetet për shumë gjatë.

Së dyti, krizat inkurajojnë njerëzit dhe bizneset të provojnë mënyra të reja për të bërë gjëra të tjera.

Së treti, siç tregon “Të mjerët”, trazira politike shpesh sjell pasoja të paparashikueshme ekonomike.

Në “gjysmën e parë të viteve 1870, gjatë një shpërthimi të lisë, në Britani norma e kursimit të familjeve u dyfishua. Japonezët kanë  dyfishuar kursimet gjatë “luftës së parë botërore. Në vitet 1919-20, Amerikanët kursyen më shumë para se në çdo vit vijues deri në luftën e dytë  botërore.

Në vitet 1941-45, PBB u rrit me 40%. Në fund të viteve 1940, shumica u shqetësuan për rënien e thellë ekonomike. Konsumi i birrës ra gjithashtu, raporton abcnews.al

Në prag të Vitit të Ri 1920, kur kaloi kërcënimi i Gripit Spanjoll kishte kaluar, “Broadway” dhe “Times Square” dukeshin më shumë si në kohët e vjetra, megjithëse Amerika ndihej në tërësi si “një komb i sëmurë dhe i lodhur”. Një studim i fundit nga banka Goldman Sachs, vlerëson se në vitet 1946-1949 konsumatorët amerikanë shpenzuan vetëm rreth 20 për qind të kursimeve të tyre të tepërta.

Natyrisht ky shpenzim shtesë e shtyu bumin e pasluftës, edhe pse raportet mujore të qeverisë amerikane në fund të viteve 1940, ishin gjithsesi të mbushura me shqetësime për një ngadalësim të afërt të ekonomisë (dhe në fakt ajo kaloi në recesion në vitet 1948-1949).

Mësimi i dytë i madh nga bumet post-pandemike ka të bëjë me “furnizimin” si dhe ku prodhoheshin mallrat dhe shërbimet. Sipas historianëve Murtaja i bëri europianët më aventureske. Lundrimi për në tokat e reja dukej më pak i rrezikshëm kur kaq shumë njerëz po vdisnin në shtëpi.

Ekonomistë të tjerë kanë treguar për një lidhje midis pandemive dhe ndryshimi ka qenë në mënyrën se si njerëzit kursenin. Një letër nga studiuesit në FMN tregon për  shifra të larta të infektuarish, përfshirë Ebola dhe sars.

Krerët e kompanive, mund të dëshirojnë të kufizojnë përhapjen e sëmundjes, dhe robotët nuk sëmuren si njerëzit. Një studim nga studiuesit në FMN, parashikon një numër shpërthimesh epidemike të ardhshme ,përfshirë Ebola-n dhe SARS-in, dhe zbulon se “ngjarjet pandemike e përshpejtojnë miratimin e robotëve, sidomos kur ndikimi tek shëndeti është i rëndë, dhe shoqërohet me një rënie të konsiderueshme ekonomike”.

Vitet 1920 ishin gjithashtu një epokë e automatizimit të shpejtë të punëve në SHBA. Të tjerët kanë bërë një lidhje midis pandemisë së Vdekjes së Zezë dhe shtypshkronjës së Johannes Gutenberg. Ka ende pak prova të forta të një rritje të automatizmit për shkak të Covid-19.

Sidoqoftë, nëse automatizimi i privon njerëzit nga vendet e punës, kjo është një çështje tjetër. Disa hulumtime sugjerojnë që punëtorët në të vërtetë punojnë më shumë edhe më mirë si pasojë e pandemisë. Një punim i botuar vitin e kaluar nga Federal Reserve Bank of San Francisco “tregon se pagat  kanë tendencë të rriten. Në disa raste kjo ndodh përmes një mekanizmi makabër: sëmundja tërheq punëtorët, duke lënë të mbijetuarit në një pozicion më të vështirë negociimi.

Megjithatë në raste të tjera, rritja e pagave është produkt i ndryshimeve politike, që është edhe leksioni i tretë i madh i periudhave të bumit historik. Kur shumë njerëz kanë vuajtur, mund të ndryshojë edhe qasja ndaj punëtorëve. Dhe kjo gjë duket se po ndodh në këtë pandemi: politikëbërësit në të gjithë botën janë relativisht më pak të interesuar në uljen e borxhit publik apo inflacionit, sesa në reduktimin e papunësisë.

Sipas një studimi  nga tre akademikë në Londër, Covid-19 ka thelluar pabarazitë në të gjithë Europën.

Presione të tilla, në disa raste, kanë çuar në përçarje politike. Pandemitë ekspozojnë dhe nxjerrin në pah pabarazitë para-ekzistuese, duke i udhëhequr ato në anën e gabuar të pazarit për të kërkuar dëmshpërblim.

Gjatë Ebola, në 2013-16, dhuna civile në Afrikën Perëndimore u rrit me 40%, sipas një studimi. Hulumtimet e fundit nga FMN hedhin dritë mbi efektin e “pandemive, përfshirë Ebola, Sars dhe Zika, në 133 vende që nga 2001.

Pandemitë kanë çuar në një rritje të trazirave shoqërore. Ajo çfarë shumica duhet të bëjë është të presë derisa pandemia të zbehet. Trazirat shoqërore duket se arrijnë kulmin dy vite pasi mbaron pandemia. Ajo çfarë mund të bëni tani është të shijoni bumin derisa të zgjasë, pasi shumë shpejt mund të ndryshojë loja.