Një atentat ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë, ku është ekzekutuar me armë zjarri një person i identifikuar si Bledar Birçaj, 40 vjeç.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakerri, në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit në Vlorë, ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të një automjeti BMW X5 me targa AB 797 CS ku është vrarë një person, i identifikuar si Bledar Birçaj.

Automjeti që ka qenë shënjestër e plumbave është qëlluar disa herë në pjesën e përparme të tij.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë që një ekip është nisur drejt vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat e plota të saj.