Të paktën 22 persona janë vrarë dhe qindra persona janë plagosur në përleshjet e përgjakshme mes palestinezëve dhe  policisë izrealite në Jeruzalemin Lindor.

Mediat e huaja bëjnë me dije se vetëm gjatë së hënës të paktën 520 palestinezë dhe 32 policë izraelitë u plagosën në incidente të reja në Sheshin Temeni, duke bërë që deri më tani numri i të plagosurve nga përleshjet të shkojë në 700 persona.

Ndërkohë gjatë natës, Hamasi hapi dhjetëra raketa nga Rripi i Gazës kundër Izraelit.  Ushtria izraelite kreu 130 sulme si hakmarrje dhe njoftoi sot se forcat e saj kishin vrarë 15 anëtarë të grupeve militante palestineze brenda natës.

Autoritetet lokale në Rripin e Gazës thanë se 22 njerëz ishin vrarë, duke përfshirë nëntë fëmijë dhe 100 të plagosur në sulmet ajrore izraelite, ky është numri më i rëndë i vdekjeve që nga nëntori 2019.