Qytetari i cili kërcënoi se do të hidhej nga Muzeu Kombëtar në qendër të Tiranë i është bindur negociatave me efektivët e policisë dhe ka zbritur nga lartësia. Policia bën me dije se Admir Jahelezi, ka zbritur nga ndërtesa pa probleme.

Siç raportohet, ai kërcënoi se do të hidhej, nëse nuk i firmoset një kontratë pune duke hipur në skelat që shërbejnë për rikonstruktimin e godinës së muzeut.

Në vendin e ngjarjes shkuan gjithashtu shërbimet e ambulancës dhe zjarrfikëses.