Vijojn pa ndërprerje sulmet ajrore mes ushtrisë izraelite dhe autoritetit palestinez Hamas.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në disa qytete izraelite ka dalë jashtë kontrollit situata. Ndërkohë zyrtarët e lartë shtetërorë në lidhje me këtë ngjarje shkojnë shumë larg dhe flasin për luftë civile, ndërsa trazirat, katastrofat dhe përplasjet vdekjeprurëse midis komuniteteve hebraike dhe arabe po zhvillohen.

“Ne duhet t’i zgjidhim problemet tona pa provokuar një luftë civile që do të rrezikonte ekzistencën tonë, më shumë sesa të gjitha rreziqet me të cilat përballemi nga jashtë”, ka thënë presidenti Reuven Rivlin.

Nga ana tjetër kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se ajo që po ndodh në qytetet e Izraelit ditët e fundit është e papranueshme, është anarki.

Ndërkohë në lidhje me situatën e krijuar nga sulmet është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në Lodit.

Netanyahu. Përkundrazi, opozita intensifikon kritikat e saj ndaj Kryeministrit të përkohshëm, i cili nuk arriti të formonte një qeveri koalicioni, duke e fajësuar atë për rrjedhën e ngjarjeve. Kreu i opozitës Jair Lapid, i cili është përjashtuar nga koalicioni qeverisës, tha se konflikti ushtarak “nuk mund të jetë një justifikim për të mbajtur Netanyahun në vend, përkundrazi, është pikërisht arsyeja pse duhet ta largojnë shpejt”.