Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi sot në një konferencë për mediat se do të krijohet një strukturë e përbashkët mes policisë së Shtetit dhe inspektorëve  për mbrojtjen e mjedisit. Ai tha se që nga sot çdo punonjës policie do të ketë përgjegjësi për dhunimin e territorit duke nisur nga ndërtimet pa leje dhe prerja e pyjeve. Ai tha se dhunuesit e territorit duhet ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm duke u kujtuar atyre që burgu për ndërtimet pa leje shkon deri në 15 vite.

“Jemi mbledhur për një problem që ka një rëndësi specifike në kuadrin e detyrave të policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të Ministrisë së Brendshme, Mendoj që është një moment që duhet ta rimarrim për të vendosur gravitetin e duhur për strukturat e MB për mbrojtjen e mjedisit, territorit nga ndërtimet e paligjshme.

Është bërë një kohë jo e shkurtër që struktura për mbrojtjen e territorit kanë kaluar nën ombrellën e Ministrisë së Brendshme. Mendoj që akoma nuk kemi bërë atë që duhet përsa i takon koordinimit që duhet të kenë të gjitha ato struktura parë kjo nga rezultatet e deritanishme. Është bërë një punë e mirë nga agjencitë për mbrojtjen e mjedisit por mendoj që punojmë si ishuj të pavarur.

Mendoj që në kuadër të ndryshimeve ligjore për të forcuar zbatimin e ligjit në fushën e ndërtimeve pa leje është momenti që ta ridimensiojmë. Ka fituar pjekurinë e vet çdo agjenci përkatëse. Besoj se kemi kaluar një periudhë tashmë që lidhet edhe me fushatën elektorale që në njëfarë mënyrë ka krijuar një lloj vaukumi në koordinimin e punëve. Me ndryshimet që bëjmë në drejtimin e IKMT-së, gjej Ajet Zyberi merr detyrën e re si drejtues i ri i IKMT-së.

Policia duhet konsideruar si një e vetme në kuptimin e vendosjes së kontrollit mbi territori. Çdo vepër penale që ndodh në territor. Duhet të krijojmë ekipe të përhershme të përbashkëta mes punonjësit që ka në ngarkim një territor të caktuar me inspektorin që përgjigjet për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit. Ky ekip duhet të funksionojë si një i vetëm. Punonjësi i policisë do jetë përgjegjës për dhunimin e territorit.  Dhunuesit ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm. Shkon deri në 15 vjet dënimi sipas shkallës nga kodi penal për ndërtimet pa leje. Toleranca do jetë zero. Është njësoj si lufta kundër krimit të organizuar. Është e njëjta rëndësi, kontrolli mbi territorin.”, tha ai.