Shoferë të autobusëve të transportit të udhëtarëve në Korçë janë ngritur në protestë ditën e sotme. Siç raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj shoferët janë mbledhur për shkak se nuk lejohen që të marrin pasagjerë në kthim.

Sipas tyre, ky vendim i penalizon dhe se nuk arrijnë të paguajnë taksat dhe gjobiten edhe nga policia bashkiake.

“Ne nuk po na lejnë te marrim pasagjerë në kthim. Deri dje ndërqytetas thonin lejohet. Tani thonë brenda qarkut nuk lejohet. Ku do npunojmë ne? Me sigurime të larta. Nuk po nxjerrim dot as bukën e fëmijëve. Vetëm na keqtrajtojnë. Ku është ky shtet që funksion kështu? Problemi ynë duhet të zgjidhet,” thotë një prej shoferëve.

Neve po na ndjekin këmba këmbës sikur jemi kriminale. Ne punojmë për bukë ata thonë mos merr dy veta për një mijë lekë. Shteti na nxorri në rrugë të madhe. Jemi të stresuar. S’kemi zanat tjetër këtë punë dimë të bëjmë,” shprehet një tjetër.