Debate dhe shtyrje mes policisë dhe një kamarieri në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Sarandë.

Forcat Shqiponja kanë shkuar ne lokalin “Summer Kiss” për t’i ndaluar muzikën lokalit, por kryekamarieri nuk ka pranuar. Ai është shprehur se ishte brenda orarit të orës policore.

Si fillim ka një bisedim me efektivët dhe kryekamarierin, por dhe më pas situata ka agravuar, ku kryekamarieri ka prekur dhe ka shtyrë njërin nga oficerët e policisë.

Menjëherë forcat e policisë kanë bërë shoqërimin për në komisariat të personit në fjalë.