Shtohen më shumë misteret mbi arrestimin e bosit të kompanisë turke, Faruk Fatih Ozer, i cili mendohet se strehohet në Shqipëri.

Ai ka mashtruar mbi 390 mijë turq nëpërmjet investimeve të kriptomonedhës me anë të kompanisë Thodex.

Media e njohur turke paralajmëronte arrestimin e bosit turk dhe se brenda 48 orësh ai mund të dërgohej nga Shqipëria drejt Turqisë.

Por, TRT Newse e fshiu lajmin në lidhje me përpjekjet për të kapur themeluesin e Thodex Faruk Fatih Özer, i cili u raportua të ketë mashtruar qindra mijëra njerëz me përfitimin e shkëmbimit të parave të kriptomonedhës.

Në një lajme të medias turke TRT Haber, thuhej se policia turke shkoi në Shqipëri për të mbështetur operacionin kundër Ozer, për të cilin thuhet se ishte arratisur në Shqipëri.

Sipas raportimeve në Turqi, operacioni i nisur për kapjen e Ozer ka vazhduar në 4 vende me qendër në kryeqytetin Tiranë.

Në lajme, u vu re se burime të nivelit të lartë të sigurisë informuan se operacioni ishte planifikuar të përfundonte brenda disa ditësh.

Në lajme theksohej “Faruk Fatih Özer do të sillet para autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë kur të kapet. Sidoqoftë, ai nuk do të gjykohet në këtë vend sepse nuk ka kryer një krim brenda kufijve të Shqipërisë. Që nga pasaporta e Özer, i cili kontrollohet me një njoftim të kuq, është i kufizuar, atij do t’i lëshohet një pasaportë e re. Pastaj ai do të dorëzohet në Interpol”.

Por media e njohur turke e ka hequr këtë lajm, duke shtuar më tepër misteret mbi fatin e Ozer.

Që nga shpallja në kërkim, shumë lajme kanë qarkulluar mbi Ozer, madje aludohet se po mbahet peng në Shqipëri, ndërsa mendohet se një biznesmen i fuqishëm në vendin tonë po e ndihmon për ta shpëtuar nga kapja. Thuhet se edhe pala turke është tërhequr nga kërkimi, duke ia lënë gjithçka në duart e autoriteteve shqiptare.