Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetase 41-vjeçare, e cila përfitonte shuma të ndryshme parash nga qytetarët me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si dietologe.

Shtetasja me inicialet S.B. administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij.

“Në bazë të verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasja S.B. prezantohej si dietologe dhe me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, kjo shtetase ka fshirë nga telefoni i saj, bisedat me qytetarët (klientët), me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës”, lexohet në njoftimin e policisë.