Personi më i vjetër në Australi ka treguar sekretin e jetëgjatësisë së tij.

111-vjeçari Dexter Kruger është bërë zyrtarisht australiani që ka jetuar më së shumti. Ai e kaloi për një ditë veteranin e Luftës së Parë Botërore, Jack Lockett, i cili vdiq në vitin 2002.

Në një intervistë nga shtëpia e kujdesit në Queensland Kruger ka thënë se truri i pulës nga ndikuar në jetëgjatësinë e tij.

“Truri i pulës. E dini, pula ka kokë dhe aty është truri. Edhe janë të vogël e shumë të shijshëm. Thjeshtë një copë e vogël”, ka thënë Kruger.

I biri i Dexterit, Gregu 74-vjeçar ka thënë se stili i thjeshtë i jetës i babait është arsye për jetën e gjatë të tij.

Menaxherja e shtëpisë së pleqve Melanie Calvert tha se Kruger, i cili po e shkruan autobiografinë e tij, ishte “një nga banorët më të mprehtë në shtëpi”.