Karim Benzema do të jetë në EURO 2020. “Leparisien” raporton se sulmuesi i Real Madrid do përfshihet në listën e 26 lojtarëve të trajnerit Didier Deschamps.

Sulmuesi 33-vjeçar ka bërë një sezon fantastik me Real Madrid dhe kohët e fundit nisën hipotezat për një rikthim në kombëtare, pas më shumë se pesë vitesh.

Benzema ishte përjashtuar në vjeshtën e vitit 2015, për shkak të një videoje me pullë të kuq të Valbuena, të cilit i ishte bërë shantazh më pas për të përfituar para.

Përfshirja e sulmuesit të Real Madrid nuk u fal nga Federata Franceze e Futbollit dhe Benzema u përjashtua nga kombëtarja. Së fundmi ka patur një takim dhe pritet që sulmuesi të jetë pjesë e listës, që shpallet sot.