Policia e Lezhës njofton se ka zbuluar një rast të përdhunimit të një të miture nga 5 persona.https://76fdc6da4a252f97ded5c6bced9ab7a4.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Në njoftimin e saj policia thotë se ka arrestur 5 shtetas të moshave nga 17 vjeç deri në 44 vjeç pasi dyshohet se ata kanë kryer mardhënie seksuale me një 15 vjeç, duke e shantazhuar atë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policië.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.