Ish-presidenti amerikan Barack Obama në një rrëfim të veçantë për mediat vendase ka theksur se UFO-t ekzistojnë.

Në intervistën e tij Obama është shprehutr se ato lëvizin me një shpejtësi të paparë dhe që nuk krahasohen me asnjë mjet ushtarak të Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se këto gjëra duhet marrë me seriozitet.

Në ndër të tjera Obama pranoi se ka pasur qasje në fotografitë e shkrepura ku shfaqeshin UFO-t që ndiqeshin nga ushtria amerikane.

Ajo çfarë është e vërtetë, se ekzistojnë fotografi dhe video të objekteve në qiell që nuk e dimë me saktësi se çfarë janë. Nuk mund të shpjegojmë se si lëvizin apo trajektoren e tyre. Mendoj se njerëzit duhet marrë me seriozitet këtë çështje dhe  të mundohen ta hetojnë dhe të mësojnë se çfarë janë”, ka thënë Obama.

Ndër të tjera ai ka thënë se ka qenë kurioz për programin e hulumtimit të qeverisë amerikane, sa i përket çështjes së jashtëtokësorëve në kohën kur po kandidonte për president më 2008