Tifozët kërkojnë të rikthehen në stadium, për të ndjekur finalen e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Skënderbeut.

Në disa vende të Europës, me lehtësirat e fundit të masave anti-Covid, kanë nisur të rikthehen në stadiume edhe tifozët.

Në rrjetet sociale tifozë të shumtë shkodranë i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama, që të vendoset edhe në vendin tonë për rikthimi i tifozëve, që ata të kenë mundësi të ndjekin nga afër ndeshjen finale të kupës, Vllaznia-Skënderbeu, ndeshje e planifikuar të zhvillohet më 30 maj.

Finalja e kupës do të luhet në stadiumin kombëtar më 30 maj në ora 18.00 dhe nëse nuk do të ketë ndryshim masash, ajo pritet të luhet pa tifozë.

Megjithatë, mësohet se po shqyrtohet mundësia e rikthimit të pjesshëm të tifozëve në stadium. Gjithçka do të mësohet në vendimin e radhës së Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Lejimi i tifozëve me 30 për qind të kapacitetit të stadiumit, shihet si një opsion i mundshëm.