Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për 4 nga të arrestuarit për akuzën e marrëdhënieve seksuale dhe shantazhit ndaj 15 vjeçares.

Ndërsa për  17 vjeçarin togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg 30 ditë’. Në sallën e gjyqit asnjë nga të ndaluarit nuk ka folur, por më herët ata i kanë mohuar akuzat e abuzimit seksual me 15-vjeçaren.

Të arretsuarit për këtë ngjarje janë: Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari me iniciale A.Gj.

Vajza e mitur ka dalë fillimisht me 17-vjeçarin me iniciale A.Gj. Ky i fundit e ka detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe më pas shokët e tij i kanë bërë shantazh duke i thënë që e kanë filmuar. Ngjarja ka ndodhur javët e fundit, por e mitura vendosi që ta denoncojë rastin tre ditë më parë.