Kalimi i Kylian Mbappe te Real Madrid është çështje kohe. Ylli francez ka refuzuar propozimin e PSG-së për të rinovuar kontratën, e cila i përfundon verën e ardhshme. E njëjta rrogë sa e Neymar, por 22-vjeçari dëshiron të transferohet në La Liga.

AS thekson se sulmuesi potent e ka ndarë mendjen dhe po pret që Florentino Perez, presidenti i “Los Blancos”, të gjejë marrëveshjen me drejtuesit e PSG-së në lidhje me shërbimet e tij. Këta të fundit janë të detyruar ta shesin lojtarin nëse nuk vjen rinovimi.

Zinedine Zidane do të largohet nga Reali, por trajneri nuk është aspak problem për Mbappe, i cili është i fiksuar të luajë me rekordmenët e Champions League, pavarësisht se kush do të ulet në pankinën e skuadrës.